Stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor ka nisur sot me mbërritjen e anijes “Bob Hope”.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, në kuadër të stërvitjes ushtarake “Defender 21” ka bërë të ditur më parë mbërritjen e 800 trupave amerikane.

Stërvitja “Defender21″ do të zhvillohet nga 1 maj- 14 qershor të këtij viti dhe do të shtrihet në disa vende të Ballkanit dhe të Detit të Zi. Në të do të marrin pjesë mbi 17 mijë trupa amerikane dhe 14 mijë të tjera nga 26 vende anëtare të NATO-s, që do të vënë në dispozicion të stërvitjes edhe mjete ushtarake.

“Stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor, fillon zyrtarisht sot. Me kënaqësi shoh anijen e marinës së Shteteve të Bashkuara Bob Hope të mbërrijë në Durrës.

Bob Hope është një anije furnizimi që mban më shumë se 800 pjesë pajisjesh për t’u përdorur në stërvitje. 2 anije të tjera do të bashkohen”, shkruan ambasadorja e SHBA-së.