Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 vijon. Në të gjithë vendin deri më tani PS kryeson me 251,644, e pasuar nga PD-AN me 200,013 vota. LSI deri më tani ka marrë 36,524 vota, kurse PSD 11,049. Nisma Thurje deri më tani ka 3,059 vota, kurse Lëvizja Vetëvendosje 2,091.

Deri më tani PS kryeson në 9 qarqe, madje ka arritur të jetë e para edhe në Dibër, qark me përfaqësues kryesisht demokratë. Në qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera Partia Socialiste. Kryekomisioneri IIlirjan Celibashi në një deklaratë për mediat ditën e sotme tha se rezultati mund të dalë edhe brenda 48 orëve.

Në Njësinë nr. 10 në Tiranë, e vetmja që realizoi numërimin elektronik doli rezultati ku kryesoi PS me 6007 vota. Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka zgjedhur që të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit, duke thënë se kjo dorëheqje është e parevokueshme, pa dhënë asnjë argument ditën e sotme.