Pas deklaratave të forta ditët e fundit Ilir Meta ka kërcënuar edhe drejtësinë për zgjedhjet e 25 prillit duke thyer kështu edhe heshtjen zgjedhore për të disatën herë.
Ai i bën thirrje ta dëgjojnë mirë Presidentin, se nëse nesër derdhet një pikë gjaku ose loti, mjerë ata.
Meta ripërsërit se nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë.
STATUSI NGA ILIR META
Të dashur Prokurorë dhe Gjyqtarë! Dëgjojeni mirë Presidentin e Republikës!
Boll dëgjuat përfaqësuesin e Ndrangheta-s, Don Agaçion.
Nëse jo, një pikë gjaku të derdhet nesër, por edhe një pikë loti, mjerë ju!
Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë! ??