Ahmeti ka sjellë në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare bashkëshortin e nënës së tij, Ferhatin. Ai shprehet se është një mashtrues dhe këtë e ka zbuluar se fundmi sepse më parë nuk e ka besuar një gjë të tillë. Ai ka treguar ka punuar që i vogël për të ndihmuar familjen, madje ka ndërtuar dhe shtëpinë e të ëmës dhe Ferhatit me Lekë borxh.
Ai ka dëgjuar se Ferhati ka thënë që Ahmeti nuk ka për të marrë asnjë pronë, ndërsa Ferhati thotë që pronat janë pa letra. Ferhati ka pasur dy djem me bashkëshorten e parë, njëri prej tyre vdiq në Sicili, kurse tjetri vazhdon të jetojë në Itali.
Ahmeti shprehet se ka dëgjuar që pronat që ka Ferhati do ia lerë djalit që ka në Itali dhe jo atij që është kujdesur dhe ka jetuar me ta.
Eni Çobani: Ahmeti vjen sot me një shqetësim të madh. Të ka dëgjuar një bisedë telefonike që ke kryer me djalin tënd të vetëm, Albanin dhe i ke thënë që bir rri rehat se çfarë kam unë këtu, janë të tuat.
Ahmeti: Unë kam qenë në spital në Greqi dhe nuk u tregoja ju për mos ju shqetësua dhe ju sillja para.
Eni Çobani: Ky është një djalë i rrallë!
Ferhati: Që ka sjellë para nuk e mohoj, që jeton në shtëpinë e tij nuk e mohoj. Unë ato para që ka sjellë, ia kam shlyer.
Ferhati thotë se ia ka kthyer paratë, rreth 1 mijë euro, ndërsa Ahmeti thotë se është mashtrues, nuk i ka kthyer asnjë gjë sepse ai nuk ka pasur një punë. Ahmeti tregon se tani Ferhati jeton në shtëpinë e tij së bashku me nënën, dy vajzat dhe nusen e tij. Para pak vitesh Ahmeti e ka quajtur baba sepse është rritur me të që kur ka qenë 1 vjeç, por pasi dëgjoi bisedën dhe kuptoi se është mashtrues. Madje tani në mes të emisionit i thotë se lotët e tij fals.