Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka dalë sot në një dalje për mediat, ku reagoi për herë të parë për humbjet në zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë fjalës së saj, Monika se “fatkeqësisht kanë zbatuar një strategji të gabuar dhe padashje i dhanë të gjitha pushtetet Edi Ramës dhe bandave të drogës”. Gjithashtu ajo foli edhe për shitblerjen e votës.

Analisti i njohur, Frrok Çupi, u shpreh në emisionin “Breaking” në Top News, se u ndje keq teksa dëgjonte Kryemadhin duke folur. “Sa mirë që e kanë shpikur demokracinë. Sa mirë që ka zgjedhje se janë si lumë, që lënë jashtë mbetjet. Sa mirë që i lanë jashtë këto njerëz.

Të adresohesh pa asnjë lloj baze, nga një grupim politik që historikisht blen vota. në çdo rast është kapur duke blerë vota. E kjo është e tepërt për ne. Këta të ushtrojnë dhunë edhe kur flasin, kur sajojnë.

Për fat të mirë bashkë më Ilirin iku. Mendimi tjetër është se këta të sfumojnë edhe disa të fakte që kemi në duar. Guxon të akuzojë të gjithë shqiptarët e tjerë se nuk janë shitur te këta, kjo është skandaloze. E kjo do të thotë se drejtësia po funksionon. Këta kanë qëndruar në majën e piramidës së krimit e tani po e ndjejnë se po u tundet toka nën këmbë”, tha Çupi.