Kandidatja e PS-së për qarkun e Vlorës, Anila Denaj u shpreh se në këto vite si ministre e Financave dhe Ekonomisë, ka parë se çfarë vizoni ka PS dhe kryeministri Edi Rama për të bërë Sarandën destinacion të turizmit elitar, për të ardhmen e Shqipërisë së një gjenerate të re 2030. Gjatë një interviste televizive, Denaj tha se, zona për të cilën ka marrë përgjegjësinë për të punuar, nga Saranda e deri në Konispol, ka ende shumë punë për të bërë. “Investimet që kemi nisur në infrastrukturë kanë ndryshuar pamjen kryesore të qytetit, po janë zonat e thella ku duhet të shtrijmë projektet e reja infrastrukturore”- tha Denaj.

Gjithashtu vijoj ajo, në kantierin e ujit ka nisur puna për furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm, por ky investim synon të shtrihet edhe në zonat e thella. Investimet zinxhir që po ndërmerren, plotësojnë të gjitha hallkat e një panorame të përgjithshme që i përgjegjen zhvillimit të turizmit në këtë zone dhe ofrojnë më shumë përmirësim të cilësisë së jetës për qytetarët.

“Ne kemi nisur reformën e kadastrës që do t’i japë zgjidhje përfundimtare çështjes së pronave. Strategjia e zhvillimit të kësaj qeverie i përfshin nevojat dhe sugjerimet e qytetarëve me impakt në zhvillimin e vendit”- theksoj ajo. Denaj shtoi se, me projektet e qeverisë Rama, ne do të shohim në Sarandë ndryshme në raport me zhvillimin. “Të jesh sot përfaqësues i një zone është nder por edhe përgjegjësi për të çuar përpara angazhimin për ta çuara përpara këtë qytet”, tha Denaj.

“Kryeministri i ka parashtruar projektet prioritare në Sarandë, ndër të clat është ndërtimi i aeroportit të Sarandës dhe unë si ministre e Financave e kam filluar punën me dokumentet, për këtë investim të rëndësishëm. Gjithashtu fondet për ndërtimin e rrugës Kardhiq – Delvinë janë alokuar 100% dhe qeveria nis punën për ndërtimin e saj në mandatin e tretë”, u shpreh Denaj. Ndërkohë, janë projektet e tjera nga ekonomia blu, apo investime në agroturizëm që do të sjellin një elitë të re turistike, së cilës do t’i ofrohen shërbime me standarde dhe qytet i rimodeluar me standarde infrastrukturore”- tha Denaj.