ABC mëson se Arbër Papleka, autori i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan është vetëdorëzuar në Tiranë, në repartin e forcave RENEA.
Gazetari Artan Hoxha mëson se pasi ka qëlluar me armë zjarri në vendin e ngjarjes, ai është larguar prej andej duke ecur në këmbë për rreth 600-700 metra.
Lexo edhe: Vrasja në Elbasan, kush është Kel Çami në kërkim, përplasja te tregu dhe denoncimi nga PD
Papleka ka ndaluar një makinë që po kalonte rastësisht në zonë duke i drejtuar armën drejtuesit të saj. Pasi i ka marrë makinën, Papleka është nisur me automjet drejt Tiranës ku është drejtuar për tek reparti i forcave speciale.
Lexo edhe: Ishte me grupin e PD dhe u plagos gjatë përleshjes me armë me socialistët, Pavlo Vuksani ish-polic në Shkodër
Ai ka shkuar në zyrën e komandantit të RENEA-s, ku dhe është vetëdorëzuar. Ky i fundit e ka dërguar atë në drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku dhe i janë vënë prangat.