Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë njē rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 08°C, në zonat e ulëta nga 06ºC në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 17°C. Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.