Morena Taraku është një ndër personazhet më të komentuar të showbizzit shqiptar. Këngëtarja tërheq vëmendjen me jetën luksoze që nuk nguron ta shfaqë dhe në rrjete sociale. Karrerierën e nisi si një modele për t’ju përkushtuar më pas dhe botës së muzikës.

Prej vitesh e angazhuar, ajo ka sjellë këngë, duete dhe solo që janë kthyer në hite. Ndërkohë, ditën e sotme Morena Feston ditëlindjen dhe festimet kanë nisur që në orët e para të 1 Prillit. Këngëtarja ka ndarë pamje nga festa madhështore që ka organizuar në shtëpinë e saj.

Pamjet që nisin nga dekorimi i kuruar në detaje i shtëpisë, lulet e shumta deri tek mbishkrimi gjigand “King M.T” pranë pishinës, kanë tërhequr vëmendjen e fansave.