Deri më tani vendi jonë është në skenarin e parë sa i përket vaksinimit masiv pasi aktualisht sipas kreut të Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, janë garantuar mbi 50% e dozave që duhen. Ndërkaq shtoi se deri me tani është arritur 40% e imunizimit të tufës. “Ne jemi ende në skenarin e parë dhe janë garantuar mbi 50% e dozave që duhen. Deri tani kemi arritur 35-40% të imunizimit të tufës. Asnjë vend nuk është i mbrojtur nëse nuk vaksinohet e gjithë bota. 50% e njerëzve e kalojnë COVID pa simptoma”, tha Brataj. Nga java në javë sipas tij mund të ketë lirim të mëtejshëm të masave, por aktualisht për shkak të fushatës elektorale do të qëndrojmë në këto masa që janë për të mos rrezikuar.
“Duke filluar nga java në javë mund të ketë lirim të mëtejshëm të masave. Janë disa masa. Të gjitha masat sidomos shkollat. U bë viti i 2, pothuajse skanë bërë leksion asnjë ditë. Ishin grupi që vinin për herë të parë. Nuk është tradicionale kjo mësimëdhënie. E dimë mirë që nga kinematë teatrot stadiumet, sjanë vetëm restoranti dhe bari që kërkojnë lehtësim. Në këtë moment që u liruan masat janë zgjedhjet dhe nuk mund të rrezikojmë më tej”, shtoi Brataj.
Sa i përket verës Brataj thotë se është në disfavor të COVID dhe mund të ketë dobësim të tij me rritjen e temperaturave.
“I nisem eksperiencës së vitit të kaluar u ulën rastet, sepse vera është në disfavor të virusit dhe në favorin tonë. Në verë dobësimi i virusit ndoshta dhe është një mundësi vaksinimi natyrale. Por duhet të rriten temperaturat. Por mos të harrojmë vjeshtën që do të thotë me uljen e temperaturave virusi është si njeriu do të mbijetojë dhe kam frikë mos na rikthehen mutacionet. Duhet të bashkëjetojmë me të s’mund të themi se jemi të çliruar”, shtoi ai.
Ndërkaq Brataj theksoi se ka një ulje të kërkesës së njerëzve për të bërë tampone.
“Kërkesa për tampone është shumë e ulët sepse ndoshta njerëzit u mësuan me sëmundjen janë simptoma të lehta. E keqja më e madhe është te dëmtimi i sistemit respirator. Kolla është shenjë e mëvonshme që do të thotë dëmtimi i mushkërisë”.
Duke thënë se indikatorët janë mëse të kontrollueshëm, Brataj tha se shqetësuese momentalisht është grumbullimi i njerëzve për fushatë.
“Shifrat dhe indikatërët janë mëse të kontrollueshëm. E vetmja gjë është se në këtë moment ka grumbullime njerëzish gjithandej. E kam thënë dhe më parë prekja e zonave të virgjëra. Lëvizjet e mëdha sidomos në fushatë problematike. E kanë rrezikun e përhapjes së virusit dhe zona që se kanë pasur. Patjetër që mund të ketë një rritje të infektimit gjatë fushatës por s’do jetë si në rradhët e para, pasi kemi imunizm nga vaksinimi”.
Në fund u ndal dhe te efektet anësore të COVID ku theksoi se kanë qenë të zakonshme duke mos shkaktuar asnjë fatalitet.
“Ka pasur efekte anësore për fat të mirë jo fatalitete. Por efekte të zakonshme lodhje këputje temperaturë. Në mometnin e bërjes së vaksinës sidomos pas bërjes së vaksinës më shumë ka qenë shqertësimi sesa efekti i vaksinës. Për fat të keq zgjasin në kohë. Vetë varianti i ri britanik pati një ndryshim. Zgjaste në kohë. Duke zgjatur koha e sëmundshmërisë edhe rekuperimi zgjat më shumë. Diku ka ndikuar edhe te memoria. Insuficenca respiratore është kryesore. Kolla pas 7 ditësh do të thotë se preket mushkëria”, tha më tej kreu i Urgjencës.