Moderatorja e njohur për publikun, Alketa Vejsiu ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram emocionet e ardhjes në jetë të nipit.
Ajo është bërë hallë e një vajze pasi vëllai i saj, Endri është bërë baba.
Nëpërmjet imazheve që ka publikuar, moderatorja ka zbuluar dhe portretin e bebushes, duke e prezantuar kështu me të gjithë fansat e saj.
Moderatorja ndihet më e emocionuar se kurrë dhe nuk ngurron ta tregojë.
Kujtojmë se para disa kohësh, ajo u rrëfye për fansat e saj në Instagram se e kishte kaluar Covidin dhe fatmirësisht tashmë ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Moderatorja ishte izoluar për dy javë, ndërsa pas dy javësh tamponi i saj kishte rezultuar negativ.
“Coronen e kam kaluar, tamponi doli negativ para dy javesh! Qendrova 14 dite ne izolim ne shtepi. Jam mire per fat. Kam degjuar raste vertete te renda dhe lutem cdo dite qe Zoti te mbroje njerezit afer meje dhe te gjithe shqiptaret! Corona nuk eshte shaka. Kujdesuni per veten! Falenderoni Zotin dhe Festoni cdo dite qe keni shendet dhe jeni ne jete! ”- shkruante Alketa krahas disa fotove të sajat.
Ndërkohë pas një muaji ajo tregoi për ndjekësit në InstaStory si e ka kaluar virusin dhe simptomat e tij.
Ajo ka shkruar se fillimisht kishte pasur temperaturë, ethe, dhimbje koke, rrufë, ikja e shijimit dhe nuhatjes dhe në ditën e pestë ka pasur këputje.