Andi bëri një paralajmërim të fortë pas rrëfimit të Teas. Ai tha se kur të ketë 30 mijë followers në Facebook, do të reagojë mbi fjalët e saj. “Si fillim vjen njohja, pastaj lidhja, pastaj vjen “Për’puthen”, dhe ndahesh…Siç kam thënë, është naiviteti që të bën të flasësh. Gjithsesi presim, sepse dhe unë do të jap variantin tim… Në momentin që do të kem 30 mijë follow në faqen time në Facebook do të bëj aty reagimin tim për fjalët e Teas. Do ketë gjëra të forta!”, shkroi Andi.
Nisur nga deklarata e tij, Fation Kuqari e ka thumbuar keq në rrjete sociale. “Në ça bote jetojmë meshkuj që lënë (emoji i një pjeshke) me koncesion për follow, mendo për lekë çfarë bëjnë. Yy barbona. Po kapa 3000000K follow në Facebook ose në Instagram do tregoj si bëj shurën”, ka shkruar ish-konkurrenti me ironi.