Nga Dritan Hila

Neser do shkoj te votoj per mosndryshimin.

Do votoj per Ramen pasi eshte i vetmi ne gjendje te vazhdoje vaksinimin.

Vaksinat i jane dhene atij dhe jo Shqiperise.

Do votoj per Ramen pasi pasojat e termetit eshte e vetmja qeveri qe eshte ne gjendje ti zhduke pasi eshte nje qeveri ne detyre dhe sasia e parave eshte dhene fale zotesise se Rames.

Nje qeveri e re do te doje te pakten nje vit qe te vihet ne eficence. Lere pastaj te filloje rindertimin. I kam ca vite qe mos te besoj perrallat e fushatave.

Do votoj Ramen pasi nuk dua me qe faturat e elektrikut ti paguaj edhe per komshiun, meqe Basha ka thene se do beje amnisti, çka i bie qe ti paguaje nga taksat e mia.

Do votoj Ramen jo se kam ndonje afinitet ideologjik pasi jam vite larg koncepteve te tij, por sepse bodigardet e tij nuk ndertojne pallate dhe as vrasin njerez sic te tjeret kane vrare kamariere e konkurente.

Do votoj Ramen pasi kupola e policise se shtetit nuk kendon me çifteli me vrases e kriminele qe vrasin komisare policie.

Do votoj Ramen pasi edhe pse raportet e Bujar Leskajt thone qe eshte qeveri e korruptuar, ende nuk ka thyer rekordin e Lul Bashes ne rrugen e kombit me 22 milion € per kilometer.

Do votoj Ramen pasi nuk dua qe ne qeveri te kem njerez si Xhelali.

Ne keto vite jam perpjekur te ruaj gjakftohtesine ne gjykimin e paleve, dhe llogaria e thjeshte me thote se vota ime duhet te jete pragmatiste dhe si e tille duhet te shkoje tek vazhdimesia e Rames.

Por eshte edhe shpirterore. Nuk mund te fyej inteligjencen time duke ricikluar per here te katert Berishen.