Kandidati për deputet i PD në Tiranë, Flamur Noka komentoi në studion e “7 pa 5” në “Vizion Plus” deklaratën e drejtuesit Politik të PD në Dibër, Xhelal Mziu për mbrojtjen e votës.Para qytetarëve, Mziu tha se çdokush i dyshuar për blerjen e votës, do ta pësojë si Pjerin Xhuvani në Elbasan.
Noka mbështeti thirrjet e Mziut, duke u shprehur se me votën nuk luhet. “Ne kemi bërë vazhdimisht thirrje për qetësi. Te vota nuk luhet, vota është i vetmi pushtet që ka qytetari, kur ja përdhunon atë të drejtë, ti e ke përdhunuar qytetarin.
Opozita është e përgatitur që qytetarëve t’u garantojë që e diela do të jetë një ditë feste, ku ndryshimi do të dominojë në këtë vend.
Qytetarët të derdhen lumë drejt kutive të votimit kundër atyre që i kanë dhunuar, mashtruar, të japin verdiktin e tyre”, tha ai. Fajin për këtë situatë ai e hedh te mazhoranca, që sipas tij, po cenon votën e lirë të qytetarëve.