Kreu i PS në Fier, zv.ministri i Mbrojtjes ka akuzuar LSI dhe Ilir Metën se po bëjnë zhurmë për banderolat, vetëm për mbrojtjen e një kontrate qiraje me Fatmir Kajollin, e nënshkruar nga kandidatja për deputete Kejdi Mehmetaj. Koçi thotë se LSI si bashkëpunëtore e Sali Berishës, ia ka borxh Fierit gjakun e Faik Myrtajt, të vrarë me duar në xhepa më 21 janar 2011 përballë kryeministrisë.
“LSI, bashkepunetorja e fashizmit te Berishes, qe i ka borxh Fierit gjakun e Faik Myrtajt po kerkon te beje zhurme ne mbrojtje te nje kontrate qe ka bere me Fatmir Kajollin, per te mbajtur nje banderole te paligjshme mbi ndertesen e tij”, deklaron Koçi.
Ndërsa parlajmëron Presidentin që të mos e zërë në gojë Libofshën. Ilir Meta mos e zer ne goje Libofshen! Sepse diten e masakres mbi ne te gjithe, horrat e PD cuditerisht vetem ty te kursyen. Se qysh atehere i sherbeje Saliut!”, deklaron Koçi.
Po kush është Fatmir Kajolli?! Fatmir Kajolli është i kërkuar nga drejtësia italiane dhe i akuzuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, i arrestuar në prill në Shqipëri.
Gjyqtarët e Berishës dhe të Metës e kanë konsideruar të parregullt letër porosinë e dërguar nga pala italiane për ekstradim disa herë. Gjykata ka vënë në dukje se e konsideron të paligjshëm ekstradimin e biznesmenit dhe vendosi ndërprerjen e masës së sigurisë së vendosur ndaj tij, aktualisht arrest shtëpie.
Me fjalë të tjera që dje Fatmir Kajolli do të jetë i lirë të vazhdojë aktivitetin e tij, si biznesmen dhe si politikan. Ai është një person shumë i njohur dhe me influencë në qytetin e Fierit për angazhimin e tij politik, prej tre mandatesh si këshilltar bashkiak i Partisë Republikane.
Vendimi ka befasuar, por në këtë çështje nuk është hera e parë që mbërrijnë të papritura. Në muajin prill, pak ditë pas arrestimit, po gjykata e Fierit pati marrë vendimin e masës së arrestit të shtëpisë për këtë person, që drejtësia italiane po e kërkon prej 10 vjetësh e që duhet të vuajë një dënim prej 40 vjetësh heqje lirie.
Ai është arrestuar disa herë, megjithëse vendimi përfundimtar i gjykatave italiane është me 22 vite burg dhe 190 mijë euro gjobë për veprat penale “krijimi i organizatave kriminale” dhe “trafikimi i lëndëve narkotike”, nuk ekstradohet.
Kete mbron Meta dhe Keidi Mehmetaj, kontraten e qirase me te./TEMA