Drejtuesi i LSI për Pukën Demir Syla është procesduar penalisht nga Policia pasi është kapur në flagrancë bashkë me sekserin e tij, duke shpërndarë para për vota. Ndërkohë, seskesi i tij Vasil Shabani është arrestuar, shkruan newsbomb.al. Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e biznesit të shtetasit Demir Syla, Policia gjeti dhe sekuestroi dhe një tjetër fletë të ngjashme me fletën e votimit në të cilën ishte i qarkuar numri 6 (LSI), si dhe një fletë format A4, ku pasqyroheshin lista emërore (emër, atësi, mbiemer) me 27 persona dhe numrat e ID. Bizenesin e tij Syla e kishte kthyer në “bazë” për regjistrimin e emrave të votuesve “të sigurt” të kësaj partie për 25 prillin.

Kurse nga kontrolli i bërë në makinën e sekserit Vasil Shabani, në qytetin e Pukës, shërbimet e Policisë kanë gjetur 528.000 lekë (të rinj), për të cilat nuk justifikonte burimin, si dhe nje fletë e ngjashme me formatin e fletës së votimit. Nga një kërkim i thjeshtë në rrjetet sociale, shihet se 25 vjeçari Demri Syla, drejtues politik i LSI në Pukë, bën fushatë për dy kandidatët e kësaj force politike, Agron Çela dhe Edmond Ndou, shkruan newsbomb.al.