Kandidati për deputet i PD në Korçë, Edmond Spaho jo vetëm që ka thyer heshtjen zgjedhore duke dalë në një deklaratë për shtyp një ditë para zgjedhjeve, por tregon hapur se PD-ja vijon të bëjë veprime të paligjshme përmes grupeve për mbrojtjen e votës që kanë ndaluar 3 makina në kundërshtim të hapur me ligjin.

“Mbrëmë rreth mesnatës, struktura e mbrojtjes së votës së PD në fshatin Podgorie ndaloi tre makina të njësisë administrative Vreshtas me rreth 7 punonjës të kësaj njësie në to. Dy prej makinave të markave Mercedes dhe Ëolksvagen të drejtuara nga Soni Laraku dhe Andi Zaqellari u larguan me forcë, kurse makina e tretë e drejtuar nga administratori i Njësisë Administrative Vreshtas Cezar Bezati dhe shoqërues Gerti Tabaku, u bllokua.

Në terren së bashku me ta ishte edhe kryetari i PS të Podgories dhe njekohësisht zyrtar i tatimeve Korcë Izmi Çoçka. Pasi u njoftua Policia, mbërritën forcat e rendit të cilët ushtruan presion për lirimin e rrugës dhe të makinës së bllokuar. Me insistimin e përfaqësuesve të PD u kërkua që makina të kontrollohej dhe kjo u arrit në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Nga një kontroll i përciptë në vend në makinën e administratorit u gjenden:

Lista e zgjedhësve të fshatit Podgorie. Listë e patronazhit të fshatit Podgorie me patronazhist administratorin Çezar Bezati, Liste e shkruar me dorë me emra banoresh të këtij fshati të cilën policia refuzoi ta bejë publike.

Pas shoqërimit të makinës së administratorit në Drejtorinë e Policisë Korcëdhe pyetjes së administratorit dhe dëshmitarëve okulare , Drejtoria e Policisë vendosi të lirojë administratorin Çezar Bezati dhe shoqëruesin e tij Gerti Tabaku si dhe të ndaloje për bllokim rruge tre simpatizantë të PD, Ahmet Goroveci, Endrison Dushku dhe Fatjon Dushku. Ju bëj thirrje të gjithë anëtareve dhe simpatizantëve të PD që të vazhdojnë të qëndrojnë dhe mbrojnë me çdo mjet vullnetin e qytetarëve për ndryshim nga shitblerja e votës”, tha Spaho.