Dashi
Hëna do ju sjellë një ditë mjaft interesante. Do fitoni simpatinë e të gjithëve, do përballeni me plot surpriza dhe do ju vijnë disa mundësi të reja profesionale. Në dashuri do përjetoni momente vërtet shumë të lumtura me partnerin tuaj. Beqarët nuk do të humbasin takimet emocionuese.

Demi
Parashikohet një e martë e mbushur me mundësi të shumta lidhur me realizimin e një projekti. Por kjo gjë vlen vetëm për ata që kanë punuar dhe që më në fund mund të kërkojnë shpërblim. Fizikisht nuk do të jeni në formën më të mirë.

Binjakët
Takimet janë mjaft të favorshme për të lindurit e kësaj shenje dhe kjo është një ditë ku do të bini kollaj dakord me njerëzit që iu rrethojnë. Ata që janë vetëm do të kenë mundësi për njohje të reja. Në punë, duhet të veproni me diplomaci për të kaluar çdo vështirësi me kolegët dhe për të rivendosur harmoninë.

Gaforrja
Hëna në fushën e shtatë do ju bëjë të keni një martëse jo të lumtur dhe marrëdhënie profesionale të çrregullta. Me pak fjalë do ndodhë gjithmonë diçka që ju pengon më mbarëvajtjen e gjërave tuaja. A jeni shqetësuar për problemet që keni në çift, apo për një proçes gjyqesor? Kjo është dita më e përshtatshme për t’i zgjidhur. Ju nuk keni më kohë për të humbur.

Luani
Ju ishit kokëfortë ndaj dikujt dhe nuk donit të dëgjonit ndonjë arsye. Kjo mund të ketë përkeqësuar dallimet tuaja në një pikë thyerjeje. Këtë javë do të duhet ta rregulloni.

Virgjeresha
Për të lindurit e kësaj shenje, shumë gjëra mund të mos duken ashtu siç janë vërtet. Ekziston rreziku t’i besoni një personi jo të sinqertë. Përpiquni të kufizoni komunikimin me disa persona të afërt. Do të kaloni momente të paharrueshme nëse realizoni një udhëtim të shkurtër.

Peshorja
Nëse ju kërkohet të jepni për vullnetarizëm kohën tuaj të lirë, mos e bëni këtë nesër. Përpiquni të punoni për projektet tuaja. Vullnetarizmin mund ta ofroni për momente të tjera. Në dashuri, keni nevojë për impuls të ri.

Akrepi
Ditë e zgjuar, pavarësisht Hënës në shenjë. Do jenitë pavarur në profesion. Mos u ngurtësoni për çështje parimore ose prestigji, kjo nuk është koha më e mirë. Ju mund të merrni vendime të parakohshme dhe të gabuara, kështu që lëre kohën të zgjidhë situatat më komplekse. Partneri juaj do të dijë se çfarë të bëjë për t’ju çlodhur dhe për t’ju bërë të buzëqeshni!

Shigjetari
Pavëmendjet dhe shpërqendrimet do të jenë në rendin e ditës për shkak të Hënës në Virgjëreshë. Gjithmonë duhet të jesh me sytë e tu hapur! Kujdes mos mashtroheni, nëse përpiqeni të bëni disa punë urgjente. Po dashuria? Me një kokë të shqetësuar dhe një mendje të hutuar nuk është e lehtë të kuptosh se cilin drejtim duhet të marrësh. Ajo që ju duhet është pak pushim.

Bricjapi
Ky është një moment shumë i mirë për të bërë një arratisje të vogël romantike me partnerin/en tuaj. Ndërsa në vendin e punës duhet të tregoheni më të vendosur.

Ujori
Duhet të mundoheni që të relaksoheni. Në dashuri gjërat do të ecin mirë dhe nëse keni përjetuar një ndarje, kjo periudhë premton takime interesante. Gjithashtu mund të përballeni me probleme në punë, të cilat kërkojnë zgjidhje. Kujdes duhet treguar me paratë.

Peshqit
Qielli i dashurisë do jete pa asnjë re gjate kësaj dite. Askush dhe asgjë nuk do ua prishe dot harmoninë dhe bashkëpunimin qe ka ekzistuar prej kohesh. Beqaret do kenë një dite te zakonshme, por ne mbrëmje do ndodhe diçka qe as ata vete nuk e kishin menduar. Përfitoni! Për financat do jete një dite e qete dhe pa probleme serioze.