Liverpool nuk ja doli mbrëmjen e djeshme ndaj Real Madrid në Spanjë dhe përfundoi duke u mundur me shifrat 3-1 në sfidën e parë çerekfinale të Champions League. Pas ndeshjes për mediet foli mesfushori i The Reds, Georgino Wijnaldum, që nuk dorëzohet.

“Në kthim na pret një ndeshje e madhe, asgjë nuk ka mbaruar derisa të fërshëllejë gjyqtari në sfidën e dytë. Nëse shikoni mënhyrën sesi u sollën në fushë mund të dallojmë qartë se nuk ishim mirë. Për fat të mirë shënuam një gol në fushë kundërshtare.

Ata shënuan sërish pas golit tonë. Do ishte më mirë ta mbyllnim 2-1 ose akoma më mirë 2-2, por nuk është e pamundur as me 3-1. Në vitet e kaluara kemi treguar se mund ta bëjmë, megjithëse është e vështirë”, u shpreh Wijnaldum.