Ola dhe Murati kanë zhvilluar takimin e tyre të parë për të cilin kanë deklaruar se ishte jashtë pritshmërive. Të dy u panë shumë të afërt duke konsumuar drekë me njëri-tjetrit. Ndonëse tentuan të ruanin distancë, u vu re afrimiteti mes tyre në një drekë romantike me qirinj. Gjatë bisedës, Murati iu afrua Olës duke i hequr xhaketën dhe më pas i dha një puthje në qafë. Ola: Nuk kam parë ndonjë kimi të madhe mes teje dhe Sindit. Nuk ka pasur afrimitet mes jush? Murati: Mendon se mund të kesh ndonjë pëlqim tjetër? Ola: Jam e sigurt. Murati:Mos më thuaj pastaj mund të dalësh me të tjerë.

Ola: Si u ndjeve kur deklarova për pëlqimin për ty? Murati: U habita dhe u kënaqa pak se pashë një gocë të bukur. Ola: Më kujtohet kur erdhe dhe the kam ardhur vetëm për ty. Murati: Po. Jam shumë xheloz. Ola: Do ta shohësh veshjen time? Murati: Po. Me gjithë qejf.