Është ndarë nga jeta ditën e sotme Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Blerim Baruti. Lajmin e ka bërë me dije nipi i tij me anë të një postimi në rrjete sociale. I ndjeri ka qenë zyrtar i lartë në degën e LDK-së në Mitrovicë, ndërsa për një kohë ka qenë edhe zv.ministër në Qeverinë e Kosovës. Baruti ka punuar si profesor universitar në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.
“Familjarë, miqë dhe dashamirë, Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit, ndërroi jetë djali, vëllai, babai, gjyshi dhe axha ynë i dashur Prof. Dr. Blerim Baruti.
Dhashtë Zoti urtësia e tij, mirësia, dashuria që ka shpërndarë çdo ditë, të përcillen në këtë jetë. Veprat e tij të mira do jetojnë gjatë! Ata që e njohën padyshim që e ndjejnë pikëllimin së bashku me ne!
Nuk ka fjalë të përshkruhet kjo dhimbje e jona, por, Allahu ata që i do më shumë i merr afër vetes më herët! Varrimi do të mbahet vetëm me rrethin e ngushtë familjar, për të respektuar masat e IKSHPK-se. Ndërsa, të pame nuk do të ketë!”, ka shkruar nipi i deputetit.