Në vijim të takimeve elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, numri 1 i listës së kandidatëve socialistë për qarkun e Durrësit, Milva Ekonomi, zhvilloi disa takime elektorale në njësinë administrative Thumanë, në fshatrat Gramëz dhe Sukth.
Në fjalën e saj,Ekonomi tha se vota më 25 prill për numrin 12, është vota për projektet transformuese që kanë nisur dhe duhet të përfundojnë.
Këto projekte tha Ekonomi, do të jenë me impakt në ekonominë jo vetëm familjare por dhe lokale e qendrore pasi kanë si synim zhvillimin e të gjithë qarkut.
Ekonomi tha se nuk duhet të ketë kthim prapa pasi duhet të ndërtohen e të përfundojnë të gjitha gjërat që kanë filluar. “Duhet të mbarojë rindërtimi, të mbarojë vaksinimi, të mbarojnë projektet e infrastrukturës. atëherë mund të themi që Shqipëria ka bërë përparime”, tha Ekonomi. Në takim merrnin pjesë, kandidati për deputet i PS në qarkun e Durrësit Rrahman Rraja dhe kryetari i bashkisë së Krujës, Artur Bushi.