Lëvizja Socialiste për Integrim ka hequr Luan Ramën nga lista për kandidat në Vlorë. Burimet brenda kësaj partie bëjnë me dije se LSI nuk e njeh më Luan Ramën si kandidat të sajin në qarkun e Vlorës. Nuk dihet saktë nëse LSI e ka hequr Ramën nga rezultatet e dobëta dhe rrjedhjet në parti, apo nga preferenca e Metës për Grisejda Myslimin.
Por këtë fakt e konfirmon edhe një reagim i Petrit Vasilit, nënkryetar i LSI i cili ka barë thirrje që të votohet nga numri 2 i listës dhe poshtë duke anashkaluar Luan Ramën.
Pas tij, ka reaguar edhe vetë Luan Rama, i cili duke lene te kuptohet qe do te punoje per mandatin e tij personal, shkruan si më poshtë./LEXO.AL