Taulant Balla pas votimit, i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin pasivisht të votojnë.

Në një komunikim për mediat nga Elbasani, Balla tha u shpreh besimplotë se dita e sotme do të jetë e qetë. Më tej ai theksoi se humbësi duhet të pranojë rezultatin.

“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë. Jam i sigurt që sot do të jetë një ditë e qetë. Punë të mëdha na presin përpara, ajo që duhet domosdoshmërisht është që humbësi të pranojë rezultatin dhe të gjithë sëbashku të ndërtojmë Shqipërinë”, tha Balla.