Në Qarkun e Elbasanit vijon intensivisht fushata elektorale. Ditën e sotme dy prej kandiatëve për deputetë të Partisë Socialiste, Klevis Xhoxhi dhe Evis Kushi kanë zhvilluar një takim me banorë të Rajonit 2 në qytetin e Elbasanit.
Xhoxhi, i cili në fokus ka Rajonet 2, 3 dhe 4, çdo ditë zhvillon takime me qytetarët që përfshijnë këto tre zona të qytetit ku njihet nga afër me problematikat dhe gjendjen e tyre.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’ Xhoxhi bën me dije se mandati i tretë i Partisë Socialiste nuk është një mandat i ri por është vazhdimi i punëve të nisura nga njëra anë dhe fillimi i shumë projekteve të reja nga ana tjetër.
Kujtojmë që Klevis Xhoxhi renditet i dyti në listën e Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit. Më parë Xhoxhi ka mbajtur postin e Prefektit të këtij Qarku.
Kliko këtu —> Link FB
Postimi i plotë:
Bashkë me Evisin ishim sot me banorë të Rajonit 2. Vijojmë takimet tona me banorët në çdo cep të qytetit ku diskutojmë hapur çfarë kemi bërë dhe planin e veprimit të Partisë Socialiste. Nuk është thjesht një mandat i ri për ne por vazhdimi i punëve të nisura dhe fillimi i shumë projekteve të reja.
#ShqipëriaeArdhmjaJonë
#VotoPS12. (Lexo.al)