Për ish-kreun e PD-së, në Kukës, Ibsen Elezi, përgjegjës për humbjen në 25 prill është edhe Sali Berisha, po aq sa Lulzim Basha. Kjo sepse sipas tij, Berisha me heshtjen e tij ka stimuluar humbësin, e për pasojë kjo do të sillte humbje të njëpasnjëshme, siç edhe ka ndodhur. I ftuar në “Studio Live” në Report Tv, Elezi tha se Berisha nuk duhet të heshtë!

“Në rastin e Berishës, do e shihja problemin ndryshe, me dashjen apo pa dashjen e tij, Berisha ka qenë lider i PD dhe ka pasur periudha të qeverisjes së mirë, apo të dobët, por ka qenë një lider me karakter, fakti që merret me gjëra shumë të vogla ia ul imazhin, por dëmin ua ul edhe demokratëve, të merresh me statuse zvogëlon veten, nuk e di pse duhet ta bëjë këtë. Të përfundosh të shpërndarë statuset e Xhelal Mziut, apo Edi Palkokës, më vjen keq. Duhet ta kishte bërë që ditën e sotme, një njeri që dështon disa herë duhet të largohet. Mos i stimulo humbësit, se sjell humbësit”, thoshte Berisha, por pse nuk e ke më vete në fokus. Berisha e ka maskuar shumë bukur që ta bëjë bashën që ta bëjë kryetar, për humbjen është përgjegjës Berisha po aq sa Basha, tha Elezi.

Për Elezin, demokratët kanë qenë të dyzuar nëse Basha ka qenë një lider i vërtetë i PD-së dhe zgjedhjet e 25 prillit e vulosën fatin e tij.

“Për demokratët ka qenë shumë e vështirë nëse Basha është lider i PD apo jo, dhe tani kjo është e qartë si drita e diellit”, tha ai.

Ai është i bindur në largimin e Bashës, pasi thekson se zërat kundër tij brenda PD-së po shtohen, e për këtë tha se nesër do të ketë sërish protestë në selinë blu, që e quajti “Shtëpia e Lirisë”.

“Patjetër që Basha do largohet se presioni i demokratëve do të shtohet. Nesër do ketë prap protestë, do ketë më shumë njerëz Basha ka kryer veprime që duhet ta kishim larguar me kohë, kjo e fundit është që duhet ta largojmë se s’kemi ku shkojmë, kjo nuk është meritë, është domosdoshmëri”, shtoi Elezi në Report Tv.

Nëse Basha do vijojë të drejtojë PD-në, ai nuk e sheh të mirë të ardhmen e kësaj partie.

“Duhet shpëtuar kjo parti, nëse do e kthejmë si LDK e Rugovës që e ktheu Isa Mustafa, që e bajatosi LDK, ky është i njëjti fat”, tha Basha.