Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në lidhje me studion e “Të Paekspozuarit” në MCN TV ka folur për rezultatet e siguruara deri tani nga numërimi i votave ku Partia Socialiste kryeson për fitore. Spiropali u shpreh se tashmë PS nuk diskuton më për një fitore, por për numrin e mandateve që ata do sigurojnë. Ndër të tjera ajo theksoi për Partinë Socialiste madatet nuk janë numra, ndërsa deklaroi se në Tiranë besojnë të sigurojnë 19 mandate dhe 8 në Durrës.
“Jemi lodhur sa të duash por është kënaqësi e madhe kur merr një rezultat të tillë. Mesa duket nuk diskutohet më fitorja por a do kemi 74-75 mandate. Këto mandate na venë përpara përgjegjësisë ndaj qytetarëve. Unë kam pasur nën patronazh Kamzën dhe e kam për nder, siç kanë qenë patronazhistë të tjërë për të mos u kthyer pas në një çetë. Më lejoni që nga kamera juaj ti ngushëlloj për rezultatet e tyre.
Janë mbi 55% të numëruara dhe rezultati është i pandryshuar. Falenderojmë votuesit. Për ne mandatet nuk janë numra dhe ne do presim deri në votën e fundit. Numëruesit po bëjnë një detyrë të vështirë. Nga projeksionet që kemi Tirana ka të sigururuara 19 mandate. Durrësi me sa po duket ka 8 mandate për PS. Jemi votuar masivisht sepse kanë kuptuar që ne e kërkojmë votën në emër të punëve. Janë qeverisur nga tipa si Xhelali që ka deklaruar se do vriste persona karrigen. Në kavajë rrogozhinë rezultati mund të themi se është historic. Opozita iku me të katra nga të gjitha bashkitë. Ata kanë bërë shumë faje, por ne kemi treguar në këtë 1 vit e gjysëm se dimë të punojmë dhe dimë të mos sundojmë por të qeverisim. Ata i kanë mbajtur në presion të vazhdueshëm”, u shpreh Spiropali.