Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video ku ka ndarë emocionet e mjekëve në Pediatrinë e re të Tiranës. Mjekët e njohur të Pediatrisë e kanë konsideruar një ëndërr të bërë realitet Peditarinë e re në QSUT, që do të rrisë standartet në shërbim të pacientëve të vegjël.

“Emocion i mrekullueshëm sidomos për ne brezin e vjetër që i kemi jetuar të gjitha etapat. Është një infrastrukturë standardeve të larta që patjetër premton dhe një standard më të lartë në shërbimin e pediatrisë”, u shpreh prof. Anila Godo.

“Jemi shumë të kënaqur por edhe paksa xhelozë sepse presim të na vijë rradha jonë e infektivit që të arrijmë në këto standarde që me thënë të drejtën as i kishim ëndërruar”, tha prof. Gjorgjina Kuli.

“Është një urgjencë e re e pediatrisë që ne gjithmonë e kemi ëndërruar. Sepse gjithmonë ka qenë problem ambientet e urgjencës pediatrike ku fluksi i pacientëve ka qenë gjithmonë shumë i lartë. Do të rrisë shumë cilësinë e punës tonë”, u shpreh prof. Numila Kuneshka.

“Është një kënaqësi shumë e madhe që shikojmë këtë investim kaq të madh. Të shpresojmë që edhe për gjenetikën në të ardhmen të kemi po këto hapa të mëdhenj për rimëkëmbjen e shërbimit tonë”, tha prof. Anila Babameto.

“Në spitalin e Fierit kur u bë inagurimi, kryeministri foli për përmirësim të strukturës spitalore dhe cilësisë së shërbimit. Unë besoj që nuk ka vend për fjalë. Struktura këtu është e shkëlqyer. Për ne që kemi parë dhe spitalet në botë bën pjesë në ndërtimet më të mira që kanë ekzistuar deri tani”, tha prof. Petrit Caca.

“Unë jam shefi i kirurgjisë pediatrike. Praktikisht jemi ata që kemi përfituar mbasë më shumë nga të gjithë nga ky investim. Sepse janë bërë sallat dhe gjithë pjesa e parasallave dhe pavionit. Kjo është një strukturë bashkëkohore, shumë moderne. Jemi jashtëzakonisht të kënaqur”, tha prof. Dritan Alushani

“Unë nuk gjej fjalë të falenderoj sot për këtë investim që i është bërë terapisë intensive. Është një investim i veçantë. Është një investim bashkëkohor për të ndjekur ata fëmijë në gjendje të rëndë. Është një investim që do të jetojë vite më rradhë. Është një investim që ne e kemi pritur prej kohësh, por që na u realizua, u premtua dhe na u realizua shumë shpejt. Faleminderme pa fund”,tha prof. Ermira Kola.

“Vërtet jemi të surprizuar nga kjo ciësi, nga kjo arkitekturë, nga ky vizion. Është një spital që besoj do t’i takojë edhe dhjetëvjeçarëve të ardhshëm me strukturën që ka dhe që është një nder i madh për ne dhe për ata pas nesh që do të punojnë në këtë strukturë”, u shpreh dr. Luljeta Kote.

“Edhe unë tani si shefi më i ri, do ta gëzoj më gjatë shpresoj por mbi të gjitha përfitojnë fëmijët. Shëndeti i tyre është në rradhë të parë. Shpresoj që ky investim modern që do t’i ngelet kohës ështënë favor të shëndetit të fëmijëve”, u shpreh prof. Diamant Shtiza.

Ministrja Manastirliu tha se sa herë një ëndërr e mjëkëve bëhet realitet, rritet përgjegjësia pët të bërë edhe më tepër punë të mira.
“Dhe sa herë që një ëndërr e juaja bëhet realitet ne ndihemi mirë. Por gjithashtu vendosemi edhe nën përgjegjësi për të bërë akoma më shumë. Më e mira është përpara. Më e mira për fëmijët tanë. Dhe kur mendoj që ky është një spital që do t’i shërbejë më mirë fëmijëve të cilët do të kenë nevojë për kurim, por mbi të gjitha ju do t’u lehtësojë të ofroni shërbime me standarde më të larta. Jam e lumtur. E gëzofshi dhe më të mirën bëfshim së bashku”, tha Manastirliu.