Sondazhet e fundit që e nxjerrin LSI në pikatë për zgjedhjet e 25 prillit, duket se kanë dekurajuar Monika Kryemadhin. Siç mund të shihni edhe nga kjo video, teksa kandidatët e tjerë të LSI flasin, Monika Kryemadhi ka preferuar që as mos t’i dëgjojë fare por të luajë me celular.
Për minuta të tëra, Monika Kryemadhi ka qenë e fokusuar tërësisht tek loja në celularin e saj gjersa i erdhi radha për të folur vetë në fund të aktivitetit.
Me sa duket, për Monika Kryemadhin më rëndësi ka loja se sa qytetarët.