Lulzim Basha ka pranuar gabimin e sotëm teksa ngatërroi lagjet e Tiranës në një takim që zhvilloi në zonën e Astirit.
Në njoftimin e parë zyrtar thuhej se Lulzim Basha ka qenë sot në Njësinë 16 në Astir, në një takim me banorët, kur në fakt zona e Astirit është Lagjja 14 dhe se Tirana nuk ka as Lagje 16 e as Njësi 16. Njësia 16 nuk ekziston, përveçse në mendjen e kreut të PD.
Përmes një njoftimi PD është justifikuar duke shkruar se ka qenë vetëm një “lapsus”, ndërkohë që Basha ia faturon përgjegjësinë zyrës së tij për media. “Sqarim: Te njoftimi për takimin me të rinjtë në zonën e Unazës së re, në njoftimin për shtyp ka pasur një lapsus. Fjala është për të rinjtë e degës 16 të PD dhe jo njësisë 16-të”, thuhet në mesazhin e nisur nga PD.