Dashi
Sot do të ketë situata të ndryshme interesante për t’u marrë parasysh sa i përket punës. Në dashuri nëse ju pëlqen dikush, atëherë ka ardhur koha që t’ia thoni.

Demi
Mundohuni të mos merrni ndonjë vendim të rëndësishëm që lidhet me arsimin, udhëtimin, karrierën, të ardhmen tuaj, si dhe zgjedhjen e miqve dhe aleatëve. Do e keni jashtëzakonisht të vështirë që të bëni një vlerësim të qartë të potencialit tuaj personal. Ju mund të shpenzoni shumë kohë duke u lëkundur dhe duke u treguar dyshues për planet dhe idetë tuaja.

Binjaket
Sot do të jetë shumë e vështirë të mbahet një klimë harmonike në lidhjen që keni krijuar. Debatet dhe mosmarrëveshjet do të lindin edhe për gjërat më elementare. Gjendja financiare do të ketë përmirësime të njëpasnjëshme.

Gaforrja
Do krijoni kontakte interesante në biznes. Edhe pse jeni në kohë pushimesh, do jetë një periudhë plot ide dhe mundësi të mira profesionale për ju. Ditë ideale për të bashkëvepruar me jashtë dhe me njerëz që jetojnë larg vendbanimit tuaj. Do keni një dozë të mirë kreativitetit për tu kanalizuar aty ku ju duket e nevojshme.

Luani
Do të jeni nën ndikimin e Diellit dhe Hënës, ku parashikohet një e premte mjaft pozitive. Megjithatë do ju duhet të mbroheni nga disa sulme dhe kritika, të cilat kanë të bëjnë me jetën familjare dhe profesionale.

Virgjeresha
Ditë nervoze dhe e nënshtruar: përpiquni të jeni të kujdesshëm dhe peshoni mirë fjalët tuaja. Disa konflikte edhe në dashuri, ruani qetësinë!

Peshorja
Një mëngjes i mirë fillon pasi gjendja juaj shpirtërore është mëse në formë dhe dita premton të jetë dinamike. Lajme, surpriza, projekte fituese ju presin në ditët në vazhdim. Merrni mundësitë që fati ju ofron, duke pranuar një propozim edhe nëse duket si një sfidë e rrezikshme. Sigurisht, dëshira për diçka të re në marrëdhënie të bën të mendosh dhe të rimendosh, por këto probleme zgjidhen shumë më mirë duke u këshilluar me partnerin tuaj.

Akrepi
Kushtojini më shumë vëmendje miqve. Është e mundur që në mesin e tyre të gjendet dikush që ju shikon me sy tjetër. Ditën e sotme, yjet favorizojnë një bashkëjetesë të veçantë me veten, ato lehtësojnë marrëdhëniet me zemrën tënde. Jeni beqarë? Shkoni në festa me miqtë për të bërë takime interesante. Moment ideal për të zgjeruar horizontet e mendjes dhe zemrës.

Shigjetari
Ndikimi i yjeve do jete shume negativ sot për jetën tuaj ne çift. Do viheni shpesh përballë dyshimeve dhe do kërkoni gjithë kohës llogari nga partneri. Beqaret do ndihen mire me statusin qe kane dhe nuk do kërkojnë gjera te pamundura. Financat do vazhdojnë te mbeten pozitive edhe pse do kryeni ndonjë shpenzim me tepër sesa zakonisht.

Bricjapi
Yjet do ju japin një vullnet të veçantë dhe ndjeshmëri për të zgjidhur situata të mërzitshme, konfuze dhe për të pastruar keqkuptimet e vjetra të mbetura të hapura. Dashuria dhe puna do ecin paralel dhe do jenë shumë intriguese.

Ujori
Kete dite mund të përjetoni një pasion të madh. Nëse ka dashuri të madhe, mund të përjetoni emocione dhe ndjesi që nuk i keni provuar për një kohë të gjatë.

Peshqit
Lëvizni me shumë kujdes nëse nuk doni të futeni telashe. Dhe mbi të gjitha, shmangni ndjekjen e instinkteve tuaja: për momentin nuk është një këshilltar i mirë. Lëkundjet e humorit dhe pakujdesia janë sot armiqtë tuaj të momentit. Përballuni me këtë situatë me qetësi dhe qartë. Nëse vendosni të hiqni tensionet duke bërë sport, mos e teproni me ritmet dhe shmangni lëvizjet e papritura.