Deputeti Fidel Ylli ia ka dedikuar fitoren historike në Vorë, udhëheqësit politik të qarkut Erion Veliajt. Në konferencën nga selia e PS, Fidel Ylli nënvizoi mbështetjen e Veliajt në këtë fushatë ku pas 20 vitesh PS del forcë e parë në Vorë.

“Pas 20 vitesh ne i kthejmë buzëqeshjen qytetit të Vorës. Dhe për këtë dua të falenderoj qytetarët e Vorës, të gjithë këtë staf të mrekullueshëm që fitorja ishte me një rezultat shumë të thellë, historik për Bashkinë e Vorës.

Dua t’ju falenderoj ju kryetar që për një muaj rresht ke ardhur mbi 15 herë në Vorë. Kjo ishte një shtysë e madhe dhe tregonte mesazhin e qeverisë që udhëheqësi politik i gjithë qarkut dha mbështetjen e vet për këtë bashki që për 20 vite e ka pasur PD”, tha Fidel Ylli.