Lefter Koka, kandidati për deputet nën siglën e PS në Durrës ka mundur të sigurojë votat që i duheshin për t’u futur në parlamentin e ri të Shqipërisë.

Përmes një shënimi në facebook, Koka ka falënderuar të gjithë përkrahësit e tij, ndërsa thekson se “tramvaja e shpifjeve, e mllefit të shfrenuar, gjuha e urrejtjes, e mori përgjigjen në Durrës dhe gjithë Shqipërinë”.

Postimi i plotë:

FALEMINDERIT!

Nuk gjej dot fjalët e duhura për të shprehur mirënjohjen ndaj bashkëqytetarëve e mi, që besuan te vizioni i Partisë Socialiste dhe emrit tim, por garantoj se do të shpërblehet me punë, punë dhe vetëm punë në të mirë të qytetit dhe vendit tonë!

Tramvaja e shpifjeve, e mllefit të shfrenuar, gjuha e urrejtjes, e mori përgjigjen në Durrës dhe gjithë Shqipërinë!

Faleminderit strukturave të PS? në Durrës, ekipit të vajzave dhe djemve që trokitën në çdo derë dhe zemër të qytetarëve, për t’i ftuar të beheshin pjesë e vizionit të zhvillimit!

Besimi i gjithsecilit prej jush më vendos përpara përgjegjësisë së madhe për të shërbyer me devotshmëri, përkushtim dhe për të qenë zëri juaj i fuqishëm në Parlament!

Koha që të shohim drejt të ardhmes, për Shqipërinë të ardhmen tonë!