Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ka publikuar një foto të zyrës elektorale të Partisë Demokratike në Gjirokastër. Siç shihet nga foto-ja zyra është e boshatisur ndërsa para saj fle gjumë qetësisht një qenush.

Arsyeja përse ndodh kjo, shkruan me ironi Gonxhja, është sepse hyrje-daljet në këtë zyr janë zero dhe se gjumi është pjesë e vizionit të liderit të tyre, duke iu referuar Bashës.

Statusi i plotë: Ngaqë i dua shumë qenushat, sidomos ata të rrugëve e të pastrehë, ndjej shumë kënaqësi kur shikoj sesa mirë fle ky katërputrosh tek pragu i zyrës elektorale të PD-së në qendrën e Gjirokastrës! Sleeping accommodation
Face with tears of joyNë gjumë:
1 – sepse hyrje-daljet janë zero
2 – pjesë e vizionit të liderit të tyre. (Lexo.al)