Ndërkohë që na ndajnë edhe pak nga mbyllja e fushatës, demokratët kanë nisur të shkojnë me makina luksoze në shesh duke e kthyer atë më shumë në një paradë automobilash.
Edhe pse në opozitë, deputetët e PD dhe militantët e saj gjatë gjithë fushatës kanë dhuruar shfaqje duke shoqëruar Lulzim Bashën me makina luksoze që kushtojnë mijëra euro, aq sa një familje mund të blinte një banesë për strehim në kryeqytet. Por demostrimi i luksit përmes shfaqjes së autokolonave të makinave të shtrenjta, si AMG, BMW, Benz GL, Range Rover. Bugatti, Rolls Royce, Lamborghini, Ferrari, Porsche Panamera, Q7, X6 etj., konfirmon se kriza ekonomike si pasojë e COVID-19 dhe qëndrimi prej tetë vitesh në opozitë, nuk i ka prekur pretendentët për të ardhur pushtet.