Teksa na ndajnë edhe pak orë nga dita e zgjedhjeve parlamentare, një militant i PD shihet duke xhiruar gomat e makinës në një rrethrrotullim.

Këtë video e ka publikuar Kryeministri Rama, në sfondin e të cilës dëgjohet kënga e Sali Berishës dhe tesktin “O kurrë nuk vdes o Sali Berisha”.

“Votoje votoje, votoje rrotullimin rreth vetes ose “me i gjëmu bishtit tat”, siç thoshin çunat e Tironës dikur…”, ka shkruar Kryeministri bashkangjitur videos së publikuar.