Ndërkohë që lidhja e Teas dhe Beartit vazhdon të përflitet lart e poshtë, Tea duket se është gati të nisë një kapitull të ri në jetën e saj.
Ajo ka vendosur të fshijë edhe foton e fundit që kishte me Beartin, e cila ishte fotoja e një reklame dhe tashmë mund të themi se shanset janë shumë të pakta që t’i rishohim sërish bashkë.
Ndërsa Tea e pyetur për ndarjen, disa ditë më parë, nga ndjekësit e saj është shprehur: “Po jemi ndarë, sigurisht për arsye të forta. Kam qenë më mirë dhe do të jem më mirë.”
“Prive” ka zbuluar se arsyeja e ndarjes së dyshes ishin botëkuptimet e kundërta, përfshirë edhe mënyrën sesi duhet menaxhuar lidhja në një situatë ku privatësia ka qenë e pamundur.
Kujtojmë se në “instagramin” e saj Tea vazhdon të mbajë foton me Andin, moderatoren Bora Zemani dhe opinionistin Arjan Konomi.