Armand Babani, fotoreporteri i njohur shqiptar, i cili punon për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka denoncuar Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike për vjedhje.

Sipas fotoreporterit, Partia Demokratike ka vjedhur një foto të tij duke shkelur ligjin për të drejtën e autorit.

Babani ka ironizuar Bashën dhe programin e së djathtës. “Sot është parë në dyert e qytetarëve kjo thirrje figurative….duke përdorur një foto që me siguri ka një autor… Vetvetiu më lind dëshira të di se çfarë ka PD në programin e saj për të drejtën e autorit….?”, shkruan Babani.