Facebook ka bërë disa ndryshime drastike me algoritmin duke bërë që politikanët të jenë të dizavantazhuar sa i përket audiencës dhe rrjedhimisht edhe pëlqimeve që ata marrin.  E thënë thjeshtë, postimet e politikanëve që ju ndiqni nuk do të shfaqen më aq shpesh në faqen e parë të Facebook, sa shfaqen postimet e miqve tuaj apo faqeve të tjera që ju ndiqni. Siç raporton edhe ‘New York Times’, rrjeti social njoftoi që në shkurt-mars se kishte filluar ndryshimin e algoritmit të tij për të zvogëluar përmbajtjen politike në burimet e lajmeve të përdoruesve. Ky ndryshim nisi të testohet para më shumë se 1 muaji në një pjesë të përdoruesve të Facebook në Kanada, Brazil dhe Indonezi  dhe nisi të  zgjerohet edhe në Shtetet e Bashkuara për të vazhduar më të gjithë botën.

Por si ka ndikuar ky ndryshim i algorimit të Facebook në uljen e ‘LIKE’ dhe shikueshmërisë në profilet zyrtare të disa prej liderëve politikë më aktivë në botë, përfshirë këtu edhe kryeministrin Rama i cili është politikani më numrin më të lartë të ndjekësve në Shqipëri?

Po të shohim postimet e Presidentit Amerikan Joe Biden dhe zv.Presidendes Kamala Harris para ndryshimit të rregullave nga Facebook dhe pas ndryshimit që kompania ndërmori. Diferenca është e thellë. Presidenti Biden në janar kishte në një foto mbi 1.7 milionë pëlqime (Likes), ndërkohë që sot nuk ke kalon 116 mijë pëlqime (shih fotot më poshtë). Kjo ulje me më shumë se 10 herë e aktivitetit tregon se facebook e ka shtrënguar shumë algoritmin, duke bërë që postimet e politikanëve të mos shfaqen në faqen e parë të përdoruesve siç shfaqeshin më parë, por shumë herë më pak.

PARA NDRYSHIMEVE TE FACEBOOK:

PAS NDRYSHIMEVE TE FACEBOOK

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Presidentin Francez, kryeministrin Kanadez, Kryeministrin Rama apo atë grek. Më poshtë po ju sjellim postimet e këtyre liderëve politikë para se Facebook të ndryshonte algoritmet dhe pas, ku duket ulja e ”like” në postimet e tyre.

 

PARA NDRYSHIMIT TE FACEBOOIK LIKES ISHIN:

PAS NDRYSHIMEVE TE FACEBOOK:

/LEXO.AL