Është zbuluar fanella e parë e Juventusit për sezonin e ardhshëm. Në fotot e publikuara nga Footy Headlines tregohet se bardhezinjtë janë rikthyer te fanella klasike me vija vertikale bardhezi.

Ky rikthim vjen pas dy sezonesh eksperimentimesh nga bardhezinjtë, teksa në pjesën e sponsorit, fanella do të ketë edhe diçka të shtuar.

Logoja e re 4XE, e cila i referohet teknologjisë së re hibride të Jeep. Fanellat janë gati dhe në maj ata pritet të dalin në shitje në të gjithë dyqanet zyrtare të Juventusit.