Ilir Meta është kthyer ditët e fundit të fushatës, në frymëzuesin e akteve të dhunës, duke bërë thirrje për rrëmbimin e sfurqeve dhe kosoreve kundër rilindasve.
Thirrjet e tij çuan deri në vrasjen e Elbasanit, vrasje që është justifikuar nga PD dhe madje është premtuar se do të përsëritet, nëse ata dyshojnë se dikush vjedh apo blen vota.
Por sit ë mos mjaftonte kjo, Ilir Meta të premten në darkë i ka shpallur luftë edhe SHBA-së nga televizioni i Berishës, me argumentin se ata duan ta vrasin dhe po mbajnë krahun e Edi Ramës.
Ndoshta për këtë arsye, sipas burimeve të gazetës TemA, dje gjatë gjithë ditës, strukturat paramilitare të PD-së, kanë rrethuar televizionin e familjes Berisha, duke nisur që nga dreka e deri sa u largua Ilir Meta.
Natyrisht që skush nuk ka plan të merret me Ilir Metën, siç thotë ai, se duan ta vrasin, por paranoja e presidentit ka bërë që Berisha t’i çojë njerëz për t’u ndjerë i sigurtë.
Edhe pse në fakt, nuk e dinte se do degradonte deri sa t’i shpallte luftë SHBA-së, çka çoi në mbylljen e emisionit para kohe, nga frika e Berishës së mund të bënin edhe atë përgjegjës për sulmin ndaj Amerikës.
Fakt është se tashmë ky grup paramilitary ekziston dhe jo vetëm vret, por është gati edhe të vrasë sërish, nëse dikush prek Metën apo Berishën. Tema/