Nuk dihet nese SPAK ka lëshuar urdhër shoqërimi për kandidatin për deputet te LSI, Elton Joka që u kap duke blerë vota dhe që u denoncua sot në media. Joka ndërkohë është strehuar në zyrat e selisë qendrore të LSI për të mos u dorëzuar.
Kjo situatë mund të krijojë tension mes organeve ligjzbatuese dhe partisë së Presidentit. Ilir Meta ka premtuar që atyre që vjedhin vota do tu pres duart, por me sa duke tani ka ndryshuar mendim dhe po i shpëton që të mos u vënë pranga në duar.