Gazetari dhe autori i emisionit ‘Real Story’, Sokol Balla, ka reaguar ne twitter pas deklaratave te Albin Kurtit ku la te kuptohet se do te refuzonte vaksinat qe Shqiperia u zotua t’i dhuronte, me pretekstin se Kina nuk e ka njohur ende Kosoven.
Balla duke thumbuar Kurtin dhe qendrimin e tij kunder vaksinave dhe politiken e tij ne raport me qeverine ne Tirane, shkruan: “DMTH: Nese Britania nuk do kishte njohur KS, qeveria ne Prishtine do kishte ndaluar perdorimin e AstraZeneca? E dyshoj. Ajo qe nuk dyshoj eshte se qeveria ne Prishtine, hyri ne fushate elektorale ne Shqiperi, me dy kosto: njera (qesharake) duke na vene shenjen e = me Serbine. Dy: Kosto me e rende eshte se hyri ne kete fushate duke luajtur me shendetin e mesuesve te Kosoves. I dalte per hajer me te dyja! Ndoshta e kemi ne gabim dhe e ka Ai drejt.
Ndoshta kryeministri @ediramaal duhet te shohe me shume nga shtetasit e tij qe duan shume ta bejne vaksinen, sesa nga qeveri qe duan me shume koken e tij. Perplasja Prishtin Tirane dihet kujt i intereson, por qeveria duhet te interesohet tani per shendetin publik te Shqiperise ??”