Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn bëri thirrje sot për më shumë lehttësira për të vaksinuarit kundër COVID-19, pasi të ketë kaluar vala e tretë e rasteve.
“Ata mund të gëzojnë, me faza, liri më të mëdha, përfshirë mundësinë për të frekuentuar dyqane dhe parukeri”, tha Spahn për gazetën “Bild am Sonntag”.
Gjithashtu, sipas institutit për Kontrollin e Sëmundjeve Robert Koch (RKI), personat që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës nuk janë të detyruar t’i nënshtrohen një karantine.
Megjithatë, Spahn vuri në dukje se përparësia e parë është trajtimi i valës së tretë aktuale të infeksioneve.