Kafen e mëngjësit drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri e ndau me banorë në Lagjen Kushtrimi. Teksa dëgjoi problematikat që kërkojnë zgjidhje, Gjiknuri kujtoi punën e bërë për trasformimin e zonës, e cila ka njohur disa investime të rëndësishme gjatë dy mandateve të para të qeverisjes. Më tej, Gjiknuri u angazhua për të çuar para procesin e legalizimit të banesave.
“Ju e keni parë ndryshimin, qoftë rruga e re apo sistemi elektrik që unë u interesova vet atëhërë dhe u përmirësua. Problemet e legalizimeve pak nga pak po përfundojnë. U angazhova për të ndryshuar edhe zonën ekonomike, kufirin e zonës ekonomike që i linte të pa legalizuara një pjesë të shtëpive të qytetarëvë dhe besoj jeni dëshmitar vet që investimi im personal dhe mbështetja e Kryeministrit nuk ka munguar për ti dhënë zgjidhje këtij problem. Natyrshëm, këtu ka nevojë për më shumë investime dhe mandat i tretë për këto duhet. Themi që këto punë të mira të nisura për Vlorën duam ti përfundojmë. Këto vite u fokusuam në qendër të qytetit, Vlora u trasformua, e vërteta është se u bë një qytet vërtet i mirë, i bukur. Krahasuar me para dhjetë vitesh Vlora është trasformuar plotësisht”, theksoi Gjiknuri.
Gjiknuri kërkoi votëbesim për të gjithë ekipin e Partisë Socialiste, një ekip përfaqësues qytetarësh të denjë e me kontribute në jëtën sociale të qytetit.
“Edhe ekipi në Vlorë është ekip shumë përfaqësues, ekipi i deputetëvë janë njerëz pa konsum politik, janë njerëz që përfaqësojnë edhe interesat e njërëzve këtu, janë qytetar të Vlorës. Unë them si Parti Socialiste në kemi mundësi të marrim rezultate të mira në Vlorë. Votoni për gjithë ekipin, votoni PS dhe keni votuar për Damianin, për Edi Ramën, për Ilirin, për Anduelin, për të gjithë”, u shpreh Gjiknuri.