Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me banorë në fshatin Llakatund të Njësisë Administrative Shushicë.
“Së bashku do të vijojmë këtë rrugëtim të cilin padiskutim që nuk duhet dhe nuk do ta lëmë në mes. Janë të shumta arsyet për ta vijuar të gjithë bashkë rrugëtimin e nisur. Me Partinë Socialiste, me qeverinë e Edi Ramës, Vlora po ndryshon aq sa të gjitha qytetet po e marrin si model duke dashur të jenë si Vlora. Në këtë mandat të tretë qeverisës, vëmendja do të kthehet tek zonat rurale, aty ku do të përqëndrohen të gjitha investimet e duhura, për të krijuar infrastrukturën e nevojshme e cila do të ndikojë padiskutim dhe në zhvillimin ekonomik të zonës”, theksoi Gjiknuri.
Më tej, ai pohoi se në këtë mandat të tretë, ashtu siç ishte parashikuar do të realizohet rehabilitimi i aksit rrugor të Llakatundit duke i dhënë fund gangrenës shumëvjeçare
“Marrja e 9 mandateve në Qarkun e Vlorës do të jetë tregues i mirënjohjes së thelllë të vlonjatëve për të gjitha investimet dhe për vëmendjen e madhe që Kryeministri ka patur dhe ka për Vlorën. Me fitoren në 25 Prill, ne do të sigurojmë zhvillimin e mëtejshëm të Vlorës, të Llakatundit, të gjithë vendit”, theksoi Gjiknuri.