Aktivistët Arlind Qori dhe Brisida Gjikondi kanë komentuar në “Top News” në lidhje me Kuvendin duke folur me tone ironie për deputetët. Qori tha se në vitin 2015 kishte më pak personazhe qesharake në parlament, ndërsa Gjikondi tha se çdo gjë që është propozuar për tu miratuar në parlament, është aprovuar. Sa i përket reagimeve të Metës, thotë se kanë qenë veprime politike ose interesat e tij për tu përfshirë në pazar.
Arlind Qori: Në 2015 kishte më pak personazhe qesharake në parlament. Të gjithë burra e gra ishin në rresht kush i servilosej më shumë kryetarit të partisë dhe pronarëve të universiteteve private. Brisida Gjikondi: Kur ka suport interesaash biznesi, interesash financiare, çdo gjë është aprovuar. Nuk di të ketë patur ndonjë projekt dhe të mos jetë aprovuar. Gjithçka ka përfunduar me sukses, e them me ironi. Sa i përket anullimeve të presidentit kanë qenë politike dhe interesave të tij për tu përfshirë në pazar ose për tu treguar peshën që ka si president. Nuk mendoj që është ndaluar asgjë, sidomos nga mazhoranca e Ramën.