Qendrat shëndetësore në Gjirokastër, por edhe në të gjithë vendin të rindërtuara në kuadër të programi të 300 qendrave shëndetësore, janë transformuar rrënjësisht duke ofruar kushte më të mira për qytetarët dhe personelin shëndetësor.
Bledi Çuçi, kandidat i PS-së për qarkun Gjirokastër bëri të ditur se, 11 fshatra të Lunxherisë, në qarkun Gjirokastër marrin shërbim në një qendër shëndetësore me kushte të përshtatshme për stafin mjekësor dhe për pacientët, diçka që kishte munguar për vite me radhë.
Çuçi publikoi pamje nga ambientet e reja të qendrës shëndetësore, që me një investim prej 19 mijë euro nga qeveria shqiptare është transformuar me kushte dhe standarde më të mira në ofrimin e shërbimit shëndetësor për qytetarët e kësaj zone.
“Na duhet mandati i tretë që të vazhdojmë të punojmë për Shqipërinë, të ardhmen tonë”- shprehet Çuçi.