Greqia ka në plan të heqë kërkesën për karantinë njëjavore për turistët nga vendet e BE. ”Projektligji kërkon ende miratim nga ekspertët epidemiologjikë”, njoftoi sot gazeta greke ”Kathimerini”.
Parakushti është që turistët të jenë të vaksinuar ose të kenë një test aktual negativ PCR. Disa nga turistët do të testohen edhe rastësisht. Në të gjithë vendin, turistët duhet t’i përmbahen rregullave të koronavirusit duke përfshirë kërkesën për mbajtjen e maskës.
Athina fillimisht planifikoi të njoftojë fillimin e sezonit turistik më 14 maj dhe të heqë kërkesën për karantinë. Përveç turistëve nga BE-ja, kërkesa për karantinë do të hiqet gjithashtu për udhëtarët nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Serbia, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.