E njëjta gjë ndodhi edhe në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, ku pavarësisht se disfata e Durrësit ishte ende e freskët, politikanes i jepet një tjetër mundësi në drejtimin e Njësisë 1 në kryeqytet. Duma e humbi edhe këtë betejë, kur kandidonte Erjon Veliaj.

Me dy humbje në portofol, Lulzim Basha i beson zgjedhjet e 25 prillit, Dumës dy bastione të PD-së, Kavajën dhe Rrogozhinën, ndoshta me shpresën që ajo do ta kishte më të lehtë për të shënuar një rezultat pozitiv. Shtuar këtu edhe faktin që Duma do të kishte përkrah edhe emrin e Sali Berishës, njeriu që ka kandiduar historikisht në Kavajë. Basha e ka perceptuar këtë si një plus për Dumën, por nuk ndodhi aspak kështu!

Ajo dështoi me sukses edhe në betejën e saj të tretë politike, duke humbur rëndë si në Kavajë, ashtu edhe në Rrogozhinë; madje nuk arriti të fitonte as në qytetin që Sali Berisha, jetë e mot ka votuar djathtas.

Duma në datë 6 mars u shfaq (video) besimplotë dhe krenare se ajo do të mundte Erjon Veliaj dhe shkoi më larg ku vuri nje bast se nëse rivali Veliaj do arrintë të merrte në Kavajë dhe Rrogozhinë 7% të votave, ajo do hiqte dorë nga mandati i deputetit. Pas humbjes së radhës ose “Unstoppable” , Duma nuk është shfaqur më në publik, adresa në Facebook e saj ka pushuar postimet. Imazhi i fundit ishte në deklaratën e Bashës pas humbjes ku qëndronte sërish krenare po… (tiranapost)